Aksident i rëndë në dalje të Suharekës, policia dhe ambulanca në vend të ngjarjes

/Foto nga arkivi/
Një aksident i rëndë ka ndodh në dalje të Suharekës, raporton Gazeta Sinjali./
Aksidenti ka ndodh pak më parë, ndërsa nga pamjet që ka siguruar Gazeta Sinjali, shihet se në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë.
Në vend të ngjarjes ka dalë Policia dhe Ambulanca, ndërsa siç shihet janë dëmtuar anësoret e autostradës “Ibrahim Rugova”.
Ende nuk dihet nëse ka të lënduar, pasi Policia akoma nuk ka folur për rastin.