Fryma poetike e së dielës me poetin;-Hatip HULAJ

NJË DITË PRANVERE E NXEHTË

—————————

Në këtë ditë pranvere përballë restorantit “Metropol” ulur qëndroj,

Dëgjoj zogjtë drunjve të trotuareve se si cicërojnë,

Statujën e Shën Terezes e studioj

Lule të bukura dhe gjelbërim atë e rrethojnë

Bukurinë sheshit aty ia shtojnë.

Një fëmiu dorën në sup ia ka mbështetë

Duket se e inkurajon dhe e ndihmon për jetë ,

Në gjithë botën ajo nevojtarët i ndihmoi

Gjakun dhe origjinën e vetë kurrë se harroi,

Në momentin më vendimtar

Ishte yll drite gjithëkombëtar

Rreze dielli për Kosovarë.

Bill Clintoni i yni shpëtimtar

Tha unë e njoh popullin shqiptar

Nga Shën Tereza informatat i kam marrë,

Ajo një amanet më ka lanë

Te kujdesem për ju gjithmonë !

Para shtatores së Shënë Terezes

Një krua me ujë të pastër gurgullon

Dy pëllumba aty te qepi qëndrojnë

Pinë ujë dhe sqepat i cakërojnë

Paqen dhe humanitetin e Shën Terezes e përçojnë.

Prapa statujës është një librari

Lexoni librat e mbara rini

Brumosuni me edukatë dhe njohuri,

Humanitet ,paqe dhe përulësi,

nga Tereza e keni trashëgimi.

Pini ujë te ky krua këto ditë të nxehta

Ecni edhe pak më andej100 metra ,

E shihni Skënderbeun hipur në kalë,

Syshqiponjë vëzhgon në çdo anë,

I dëshiron suksese popullit shqiptar

Bëhuni s’bashku,keni shumë punë për të bërë.

Pak me andej fotoja e Adem Jasharit

Ju shikon si Petrit mali,

Çka po bëni o Shqiptari

Mos harroni sa gjak u derdh për liri.

Dhe një gjë në mend të mbani

Kosovën rune mos e ndani

Ajo duhet të forcohet si e tanë

Pastaj vjen bashkimi kombëtar .

Ndërmjet veti mos luftoni

Urrejtje patologjike mos mbani,

Miqtë nga Perëndimi ti respektoni

Identitetin kombëtar mos e ndërroni…!

Se të gjithë jeni një gjen dhe një farë

Keni gjak Pellazgo-Iliro-Arbëroro-Shqiptar

/QendraPress/