Çaste poetike me poeten;-Barie ÇUPI

E djeshmja,e tashmja…

————————–

Koha thyhet,ka moshë,

fryma,kujtimet,aty,

e djeshmja,e tashmja,për sy,

jeta,hyjnorja në limit,

lindja është fillesë,

vdekja s’ka me prit.

Fjala,mendja,kudo,

të gjithë,

kaluar përciptas fati,

forma,lëvizjet përshtati,

zhveshur rrugët si përgjumë,

vitet ngecje,hutim,

errësira i rrëmben në paudhë.

Hapin ktheje në mësim,

ditës hidhi shtat,

ëndrrash mos ec asnjë hap,

qielli se din kur lot,

vjen nata e s’pyet,

tjetër çati vë mbi kokë.

Kohën merre në gji,

buzëqeshja,momenti,

burgu i vetes jemi,

nesër s’e dimë ç’na pret,

dritën e shpirtit ndaloje,

siç dielli s’bën paqe me retë.

/QendraPress/