Çaste poetike me poeten:Nexhi BUSHI

A I PE!
—————————
A i pe gjethet e pemëve,
sa ëmbël u flladuan nga era?
Sythat e kumbullave,
sa joshëse shpërthyen brigjeve të liqenit?
Valët ledhatare,
sa me endje preknin gjinjtë e lirishtave?
Më kujtohen ato,
ishin momentet më të ndjera të jetës.
Më kujtohet,
shikimi yt i ngulshëm,
sa dritë i dhanë syve të mi.
Më kujtohet,
e vetmja puthje kur mbi buzë u cikën
drithëroj të gjithë ajthin e shpirtit tim.
Te kujtohet,
kur muzgu po afrohej dhe retë e lilta
lundronin lehtë mbi pasqyrë të liqenit?
A i pe,
foletë e qelqtë të syve te mi,
kur lotë të kripura mbushën kupën dhe u tretën?
Dhe u derdhën,
dhe u thanë,
dhe u mbyllën ,
dhe nuk u zgjuan më!
/QendraPress/