AKV “Lidhja e Prizrenit” dhe mbështetjen e DKRS-së filloi sot, edicionin i VII-të i festivalit folklorik për fëmijë “URA”.



Sot,pasdite Prizreni dukej në një festë madhështore sepse nisi edicioni i VII-të i festivalit folklorik për fëmijë “URA”, nën organizimin e AKV “Lidhja e Prizrenit” dhe mbështetjen e DKRS-së. Përkushtimi i Jeton Qafleshit ,drejtor e Gazmend Dervishit koreograf në AKV ‘’Lidhja r Prizrenit’’ , është organizim i palodhur që Prizrenin po e bënë arenë të kulturës së fëmijëve jo vetëm të mbarë Kosovës , por edhe përtej kufijve.
Skena ne Kej të ‘’ Shadërvanit’’ në mbrëmjen e së shtunës u pushtua nga energjia dhe ngjyrat e grupeve artistike nga ;Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe më gjerë, të cilët sollën këngë e valle që magjepsën publikun vendas dhe turistët, në qendër të qytetit.
Nesër vazhdon festa folklorike me grupe të reja dhe surpriza të tjera nga e gjithë hapësira shqiptare. Prandaj ky event kulturor është ndër më të bukurit e Kosovës tha drejtori i i DKRS Adem Morina. Ai në hapje të këtij festivali ka theksuar se qeveria Totaj dhe ne si drejtori, gjithmonë do të vazhdojë të përkrah vlerat dhe aktivitete ,mirëfillta kulturore/QendraPress/


