Fryma poetike e së dielës me poeten:-Katerina BERBIERI

Vajza shqiptare

—————————–

Koka seç me mbeti mbrapa,

U shastisa kur e pashe,

Valle ishte femër a zanë deti

Sa e bukur me zë thashë

Flokët e bute si mëndafshi,

Onde-onde si vale deti

Përmbi supe shtrire e derdhur ,

Tundon njerëzit si tërmeti

Sytë e saj ,rubin te ndezur,

Vetullat porsi kurore

Ne faqe Shega,lule çelur,

Buze-petale ,lule bore

Decolde ne kraharor,

Dy molle te Arta pak zbuluar,

Njerzit kur hidhnin shikimin,

Mbesnin ne vend ,petrifikuar

Hapi i saj,krenar ,supreme,

Plot elegante e dinjitet,

Here sportive,here mbi taka,

Inteligjenca është kodi sekret

Vajze shqiptare,ska si ti,

Plot me nur e hijeshi,

Te vdekurin ti ngre nga varri,

Dhe te gjallin,e djeg si zjarri !

/QendraPress/