Fryma poetike e së dielës me poeten:-Shpresa Gashi ZURNACI

GJUHËS SHQIPE I KËNDOJ

———————————————

Në mërgim unë sot jetoj

Gjuhën e nënës s’e harroj

Në gjuhë shqipe ia them këngës

Ma të bukurën gjuhë të nënës

Unë flas shqip zemra këndon

Kur dhe tjerët dëgjoj kjo më lumturon

Gjuha shqipe ndër brezni

Mjaltë ndër breza është gjithnjë

Ah! Sa bukur më tingëllon

Kur në shqip kënga ushton

Kraharori fort m’buçet

Shqip do flitet sa t’ketë jetë

N’trojet tona shqip për herë

Me këtë gjuhë ma me vlerë

Shqip të flasë shqiptari kudo t’jetë

Me gjuhë t’nënës gjuhen e vet

/QendraPress/