Çaste poetike me poeten;-Natyra MAVRAJ

A e kuptuat më në fund?

————————————–

Koha që nuk kthehet,

por na mëson

Dje… sa shumë ishim!

Na zinte një sofër dhe

nuk e kishim ngushtë!

Hanim me një pjatë dhe nuk e

gërrtisnim njëri-tjetrin.

Edhe më të voglën e ndanim bashkë!

 Flinim në një shtrat –

 dikush tek këmbët, dikush te koka.

Ishim të mbushur me:

Qartësi. Ndërgjegje. Ngrohtësi.

Dashuri deri në pafundësi.

Sa shumë më mungon ajo kohë e artë…

dhe sa shumë do të doja që të

 kishte vazhduar po ashtu,

si ritmi i dikurshëm. Por gjërat ndryshuan.

Ata që lindën nga një bark,

që u ushqyen nga i njëjti gji…

sot janë bërë të largët.

Sepse posedojnë pak më shumë material.

Sepse kanë më shumë publicitet

. Sepse harrojnë rrënjët.

Harrojnë ngrohtësinë.

 Harrojnë dashurinë që i rriti.

Do të kenë shumë…

edhe më shumë…

Por jo më shumë se unë dhe ai tjetri,

që ruajtëm ngrohtësinë

dhe dashurinë e fëmijërisë.

Unë ende me atë dashuri ushqehem.

Ende marr frymë lirshëm!

Ata menduan se gjërat i japin vlerë njeriut.

Pranuan të përqafojnë egon,

për të kapur diçka që ka çmim të madh.

Por humbën. Humbën ata që, kur u rrëzuan,

i ngriti dikush që nuk i la vetëm.

A e kuptuat më në fund?

Vlera e njeriut matet me shpirt,

jo me gjëra materiale për të

befasuar sytë e të tjerëve!

Edhe po të arrish çmimin e pasurisë,

 mos harro:

Jeta është e shkurtër.

Çdo ditë trupi yt gërryhet.

Flokët thinjen.

Do të qeshësh më pak.

Do të qash më shumë.

Do të kesh më shumë vetmi sesa shoqëri.

Ndaj…

Mundohu që ditët e tua të mbetura t’i

ndash me ata që e duan shpirtin tënd,

jo gjërat që ke.

Ata që duan përqafime të ngrohta.

Ata që duan dashuri,

Ata që duan ty, ashtu si je.

Mosmirënjohja është virtyti më i lig.

Largohu prej saj.

Përqafo njerëzoren.

Përqafo shpirtin.

Ajo është pasuria më e madhe

që do kesh ndonjëherë

/QendraPress/