Çaste poetike me poeten;- Raimonda BRAHA

Amanet është ky Flamur .
——————–
Po flet toka, e po dridhet…
Vallë ç’po ndodh , Çfarë kemi bërë ..?
Harruat gjakun që tokën lagoi,
Shkelen amanetet që kombi la me gojë.
Ku mbeti filli që na mban të gjallë,
Kur çdo pëllëmbë tokë dëshmor e ka fjalë?
Kur çdo gur i dheut, çdo degë që lëshon,
Ka një emër të shenjtë që dheu s’e harron.
A thua shkelëm mbi besën e lashtë….?!
A thua dheu për ne po bëhet i ashpër?
E historia s’flet, po kur flet , në zemër të ther,
Në heshtjen e saj ka lot dhe nder.
Ai flamur, me gjak është ngjyer,
Nuk është veç Simbol por betim Hyjnor
Ai s’kërkon duart që vetëm e lart ta mbajnë,
Po zemrën që digjet, po shpirtin plot ndjenjë ..
që lavdinë ia ndjen …
Kur në dorë atë ta mbani krenar,
Mos harroni se ai s’është mall pa varr,
Po pesha e gjyshërve, plagët e stërgjyshërve,
Ai është zëri i atyre që ranë ,
për lirinë, për jetën që s’kthehet më ,
lulëzuan për ne Shqipërinë …
Lavdia nuk vdes në pluhur harrese,
As nderi nuk shkelet si rrobë pa vlerë,
Se gjaku që u derdh për këtë Shqipëri,
Na ndjek, na gjykon – në përjetësi.
Andaj, o bir, kur flamurin ngre lart,
Mos e harro ç’mban në atë ngjyrë të art.
Eshtë Amanet e kena të shenjtë …
Amanet është ky flamur ruaje ,mbroje si burrë ..
Mbaje me shpirt, me lot, me krenari,
Se është zemra e një kombi..
Është nder e lavdi …
/QendraPress/