Çaste poetike me poetin;-Destan UKAJ

MALL

——————–

Eci ngadal

Në qendrën Shatërvan

Eci me duar në xhepa

Me pak shpresa

Në kokë heshtje vjeshte

Pa çantë në duar

Këmbë të lagur qullë

Kaqurelat i ka ngjyros vesa

Nuk shoh asnjë moshatar

Jam i huaj në këtë qytet

Ku janë ata njerëz?…

Libraria në qafpazar

Raftet zbraz

As prof Berishën , as Xhavit Leopard

Nuk i pash.

Kisha ngrehinë parkun kishte gëlltit

Minaret e këmbarët

Fëtyra të mërrolur vetulla të vranë

Karrige pa njerëz

Sheshin kishin zënë krejt.

Eca vetëm përplot nostalgji shkollarësh.

Nuk e dëgjova aromën e bukës hasjane

Nga brumi i kësaj ane.

Pa zëra të rinjsh

Era mi solli dy pika shi

Në kokën tullace

Dy pika lot në gurin e urës plakë

Në gjurmët tona dikur i lam

Nuk kthehen pas…

Ditët me diell në Shatërvan

Ikën si hije

mbetën vargje poezie.

/QendraPress/