Çaste poetike me poeten;-Linda BASHLLARI

JAM ME TY

————————-

Jam me ty në çdo moment

Dhe kur jeta të përplas.

Sfidat bëjnë punën e vet,

Rëndësi ka se ç’vjen më pas.

Dorën fort ta mbaj shtrënguar

Dhe në kilometra larg.

Që t’mos ndjehesh i vetmuar,

I pashpresë dhe i pafat.

Se ta kam premtua dikur,

Ndaj premtimet sot kanë vlerë.

Në këtë botë me plot përzgjedhje,

Je veç ti dhe s’ka të tjerë.

Paçka se nuk ndajmë një jetë,

Një shtëpi edhe një shtrat.

Ti je gjysma e shpirtit tim,

Ëndrra që shoh natë për natë.

Që m’i zbukuron mëngjeset,

Më je dritë në sytë e mi.

Sot më shumë se kurrë të kam,

Nuk je vetëm, jam me ty.

/QendraPress/