Çaste poetike me poeten;-Shukrije Dedinca BOROVCI

NESE /01.05.2017
———————–
Nëse fytyra me shndrite
E sytë me shkëlqejnë
Jeni ju frymëzimi im,
Ese buzëqesh unë
E frymoj lirshëm
Jeni ju për mua gëzim.
Nëse unë për ju mendoj
E gjumi natën s’me zë
Je ti, jeni ju
Qe jetën dua t’ua zgjas
Çdo gjë te njoh
E mendoj për ju pa ja nda.
Me sytë e mi përcjell çdo gjë
Zmbrapsi çdo furtune e errësire
Me një ylber ngjyrash dua t’ju mbuloj,
Përqafimi juaj me ngrohe
Jeta me behet njëqind
Moshën me ironi e largoj.
S’ka vite e s’ka moshe
S’ka sëmundje e as mjerim
Ka vetëm jete e përjetim,
Kur çiltërsia ne mes nesh
Asnjëherë nuk harron
Te na ngazëllej ne lumnim.
Jetohet vetëm një here
Ndaj koha mos te iken kot
Se jeta ka bukuri plote,
Te jesh i natyrshëm
E te jesh i sinqertë
Jetohet me dashuri ne ketë bote.
Shuki
/QendraPress/