Çaste poetike me poeten;- Valbona R.HADRI

Zëri i zemrës
————————————–
Në heshtje rri, duke menduar
Si një degë molle në acar.
Në qiell yjet ngjajnë të shuar
Dhe rrugëve s’shoh më udhëtarë.
Më janë zbehur fjalët dhe mendimet.
Nuk mund të shkruaj më asnjë varg.
Në portin tim s’hyjnë më anije
Vështrimi im s’fluturon më larg.
Zëri që vinte si këngë bilbili
Nuk ndihet më, dikush ma mori.
Prej mallit tënd më merret fryma
Dhe më gjëmon gjithë kraharori
Ai zë, oh, ai zë gjithë ëmbëlsi
Që shkrin si dielli çdo mëri
Në dritë hëne shfaqesh ti
Plot mirësi dhe dashuri.
/QendraPress/