Çaste poetike  me poetin:Murtez ASLLANI

ATY PRANË LUMIT

————————

Te lumi i qytetit

një ditë u takuam

u afrova pranë teje

dhe gjatë biseduam.

Disa fjalë të ëmbla

me zemër t’i fola

pëshpërite diçka,

por nuk të kuptova.

Nuk vonoi shumë

dhe duart i bashkuam

dhe njëri-tjetrin

fort e përqafuam.

Zemra m’u bë mal

që unë të takova,

të dytë ishim të rinj

me ty u dashurova.

Dashuria është zjarr

zemrën ta përvëlon,

por kur dashuron me zemër

gjithçka bukur kalon.

Nuk vonoi shumë

afër u afruam

dhe me vullnet

buzët i bashkuam.

/QendraPress/