Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Vilma NIKA

Çdo kush një fat.
———————————
Një përshëndetje buzëqeshur
dhe hapi udhën se ndalon,
një mijë mendime shpirtit veshur
në çdo fytyrë një emocion.
Dikush nxiton në të përditshmen
të tjerë që duan plotësi
në të pamundur të arritshmen
çdo kush një fat ka gjithsesi.
E ditës orët si mjaftojnë
disa ankojnë për mangësi.
Të tjerë shpirt falënderojnë
që kanë shëndetin,pasuri.
/QendraPress/