Çaste poetike me poeten;-Dorina AVDURRAMANI

UNË DO TË SHKRUAJ.
————————————-
Unë do të shkruaj mbi letër të bardhë,
e di se germat një ditë do shuhen,
kur ti lexosh ti dalëngadalë,
si këngë e valle,në zemër do luhen.
Unë do të shkruaj,ndoshta një çmenduri,
pezull në dekada shumë shkrime do mbeten,
ti ndiz një shkrepëse,bëji të gjitha hi,
nga dhimbja kur të kem ikur,jo nuk do tretem.
Unë do të shkruaj dhe për diçka tjetër,
ti merri,c’kam shkruar,lexoj diku në kafe,
do ti lë vulosur si një testament i vjetër,
lexoji ashtu,pa zhurmë,pa llafe.
/QendraPress/