Çaste poetike me poeten;-Arsinoi Zengo KALLXO

Unë vdisja për aromën e saj
—————————————-
Unë vdisja për aromën e saj
Ishte kaq e ëmbël melodia
Vdisja teksa puthja lëkurën e saj
Në të mëndafshtën pëlhurë pëshpëritja!
Ishte ajo një magji përballë meje
Unë prekja atë dhe shpirti dëfrehej
Ajo ishte një inspirim i ditëve të mia
Natën e bëja ditë dhe ditën s’doja ta gdhija!
E pamundur të mendoja se do kish ikur
Ishte gjëja më e bukur dhe e pa pritur
Netët poshtë yjeve i kalonim pa kuptuar
Shkëndijat e dashurisë na mbanin zgjuar!
Kaq e përsosur nuk kish askund
Ndonjëherë thoja a isha vërtet unë
Djali që donte krah saj qëndronte
Duart shtrënguar kurrë s’u lëshuan!
/QendraPress/