Çaste poetike me poeten;-Bjondina AGOLLI

Në Heshtje Plaket Një Nënë

—————————————

Në cep të dhomës, ulur nën hije,

Një nënë e lodhur pret një bijë.

Fytyra e saj rrudha mbi rrudha,

Sytë i ka det që vlon pa zhurma.

Dikur me këngë të përkundte në djep,

Sot flet me muret, e hesht, e pret.

Një zë i mungon, një hap në korridor,

Një “Si je, nënë?” – veç një fjalë don’

Koha kalon dhe shpresa venitet,

Dera s’hapet, telefoni hesht si nena

Po zemra s’mërzitet, s’mban as mllef,

Se prindërit duan pa kusht e pa fjalë.

Bije/Bir, ku je? Pse u bere kaq i huaj?

A harrove duart që ty të ruajtën si sytë

Kthehu një ditë, s’ka nevojë për shumë –

Veç për një përqafim, kaq kërkoj unë

/QendraPress/