Çaste poetike me poetin:-Sahit F.OSMANI

TEK TI…!
—————————–
E vështirë është që të zgjedhësh
si në lulishte që ka lule të bukura
por, ti je më e veçantë se të tjerat
të tjerat që më duken si të huaja!
Tek ti gjej pjesën e shëndetshme
atje ku lulëzon palca e dashurisë
aty mbetesh gjithmonë tokësore
në tokën ku ngjizen lulet e lirisë…
Tokën e lidhur ngushtë me jetën
tokën ku s’ndikohet nga të tjerët
tokën ku ylbershëm e lidh qiellin
dashuri që arrin mbi karakteret!
/QendraPress/