Çaste poetike me poetin:-Nexhbedin BASHA

STATUJA E LIRISË NJË “GRUA” E FUQISHME JOSHËSE.
-Kushtuar 4 korrikut 1776, Ditës së Shpalljes të Pavarsisë të Shtetet e Bashkuara të Amerikës-
————————————————
Si një fëmijë lindi dielli i Lirisë,
Retë e bardha çanë qiellin blu në Amerikë,
Statuja e Lirisë, një perendeshë e bukurisë,
Si “këmbanë”, tingëllon kjo fjalë në univers.
“Këmbana e lirisë”, “këmbana e lirisë”…!
Si një vullkan oshëtiu në Olimp.
Me 4 korrik 1776, u firmësua Shpallja e Pavarësisë,
Firmëtarët shkruan në ditar historinë.
Ajo nuk ish firmë, ish vetëtimë,
Që shkëlqeu si drita e hënës në qiellin pa re,
Ajo mban vulën e Kushtetutës të fjalës së lirë,
Në Librin e Bardhë shkruhen ëndrat e kombit shtet…
Lindi si femijë që burrërohet ndër vite,
Se ëndrra e kahershme nuk mbeti në sirtar,
U mboll në Univers si pemë gjeneologjike.
Si perendeshë u ngjit në piedestal.
Statuja e Lirisë, një “grua e fiqishme” joshëse,
Në tempullin e dijes lindi si teatër,
Si pishtar i demokracisë mbeti dhe për emigracionin,
Rreze drite lëshon në çdo vatër.
Ajo ngjan me mrekullitë e botës së lashtë e moderne,
Aroma e luleve të saj, ka shijen e kopshteve të Babilonisë,
Si një femijë “mëkohet” të rritet shëndetshëm,
Si etalion ruhet në memorjen e historisë.
Jeton në liri Shqipja dy krenare,
Falj teje o perendesha Amerikë,
Sot më shumë se kurrë ndjehemi të lirë në këto troje,
Si shqiponja dykrenare në fluturim.
Nëna Shqipëri Amerikën ka gdhendur në art,
Si xhvahir ruan kontributin e saj në shekuj,
Falenderimet vijnë nga Heroi ynë Kombëtar në varr,
Për Amerikën që e mbajti besën.
VJESHTA, STINË MAGJEPSE!
————————————————-
Vjeshta, një stinë që të magjeps,
Në vargjet e poetit sjell frymëzim,
Gjethet në fluturim me pemët luajnë tango,
Si një rilindje ajo vjen në shpirtin tim.
Si një puhiz e lehtë ajo fëshfërinë,
Erërat dhe murlanet ia vodhën aromën,
Si një mysafir na fton për reflektim,
Vjeshta është stinë e shpirtit, sjell zahirenë e jehonën…
Më gjethet krijohet tapet në tokën e gjelbërt,
Natyra na mëson artin e ndryshimit,
Peisazhi mbuluar me ngjyrë ari,
Më ngjan me bukuritë në fshatin e lindjes.
Trishtimi dhe melankloi fshehin thesarin,
Se vjeshta në vehtëvehtë është një thesar,
Si bleta punëtore të mbledhim nektarin,
Të marrim prodhim me bollëk të mbarë.
Vitin e kaluar trokiti e brishtë…
Në vallëzimin e pemëve s’u ndje oksigjeni,
E pritëm të na vij me diell e dritë,
Kërcitjen fëshfëritëse gjetheve na gënjeu.
Sivjet e presim si një rilindje, mirësi e premtim,
Mbuluar me ngjyra ari antistres.
Në simfoni me fëshfërimë ere si kungim,
Si bleta punëtore bujku ujemet të mbledh.
29 tetor 2021
KËNGA E POETIT
VARGJE KURUA…
———————————-
Hej! Sa gravura ka ky truall,
Si thesare të çmuara rrinë,
Vargje… vargje mirë kuruar,
Si hëna me rreze në lëndinë…
Hej! Sa shumë këngë ka galaktika,
Tokës mjaltë, poeti i ka kënduar,
Nëpër telat e çiftelisë flashkur,
Vargje eposi kanë lartësuar.
Hej! Sa shumë këngë ka dashnia,
Nën hijen e lisit tuj kuvenduar,
I ruan siç ruan nusja prikat,
Vargjet ngjyrë ari zbukuruar…
Hej! Sa shumë pena janë thyer,
Ku valzon hijshëm pikmenti,
Kënga e shqipes n’zjarr t’barotit
Vargjet vijnë si valë deti.
Hej! Me këngë mbushet ky thesar,
Vargjet kanë ngjyrat e ylberit…
Këngët e poetit rrjedhin si ujvarë,
Pena e tij n’vargje… rreze dielli.
NË DEJE RRJEDH GJAK ARBËRI…
—————————————————
Në prushin e zemrës sime Nëntorë lirie,
Gdhendur me germa të arta mirësie,
Në emblemën e shqipes rrjedh gjak arbërie,
Si lule bjeshke aroma ngjiz mes ije.
Nëntorët përflakur nga bëmat klithmë kushtrimi,
Ku shpata dhe pushka rrinë për karshi,
Si shkreptimë shkruar me penë degë ulliri,
Ngjeshur pas flamurit dyshkabë në rrugën e lirisë.
Ngjyej penën të shkruaj në vargje kuruar,
Me gjakun arbnor të Ditëlindjes Shqiptare,
28 Nëntori i Gjergjit, Ismailit dhe 29 Nëntori i Çlirimit,
Vargun e nis, me të vjeshtës fruta thesare.
Nën hijen e rrapëve lidhur opingat e mia,
Me vargjet flas u vjen era baltë…
Nëntorët mbeten në palcën e zemrës sime,
Era e barutit ndjehet që nga larg.
Vargjet që shkruaj me gjakun që pikon,
Apel dhe për fëmijët e palindur,
Dritëhijet dhe rrëzëllimet rreken kancelarive perëndimore,
Në endërime ka akoma vija të kuqe të kufijve.
Nëntorët vikasin ruani amanetet,
Se prushi e dielli djegin dhe në suferinë,
Mos bini preh e “provokaciove”…
Ngjeshuni rreth flamurit që rrënkon çdo ditë.
Shqipja me dy krenja fluturon në qiellin e kaltër,
Në vegim të poetit skenarët në zjarr.
Në Shqipërinë etnike lëngon dheu artë,
Amanet vargjet hyjnore të Himnit të Flamurit, larë me gjak.
/QendraPress/