Çaste poetike me poetin:-Sami MULAJ

KRUSHË E MADHE

(26 vjet pa varr Ukshin Hoti…?! )

————————————

Stinët pse nuk vijnë

në Krushën e Madhe

aty ka vetëm një stine

stina e shiut

Lulet e Majit

aty pse nuk çelin

dhe pranverat

pa pranvere aty vijnë

Qershitë aty nuk pjekën

e vera pa vere

vjen gjithnjë

Mollët në rreme

në fund vjeshte

ngelen

te mbërdhira

Zogjtë shtegtare

nuk ikën në prag dimri

se ne pranvere aty

nuk erdhën

Nga qielli i saj

pa pra

shiu nuk ndalet

e toka nuk ngihet

Një varr mbi gurë

është i hapur aty

Është Loti i nenave

qiell Kosove shi

qe shpoj atë varr

në atë gurë te zi

Ukshin Hoti

Vetëm lot

te falem ty

Pa ti fale

dy metra dhe

stinët nuk do te vijnë

Loti nuk do te ndalet

e stina e shiut

pa diell.

SMulaj

May 15, 2025

New Jersey, USA

( nga libri  me poezi “Lisat e mi të Diellit”

/QendraPress/