Turpi i territ jeni , e ju, z, Hashani,turpshëm gënjen, turpi brina nuk ka ..!!! Shkruan;-Liridon LUSHAJ

Kur tani më gjithë bota e di tmerrin që po e përjeton Kosova sa i përket furnizimit me energji elektrike. Në portalin ‘’Indeksonline’’ kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Gramos Hashani, ka folur në lidhje me gjendjen aktuale të njësive prodhuese të kësaj korporate
“Sot 75 për qind të konsumit e ka mbuluar KEK-u. Maksimumi i konsumit sot, ka qenë 500 megavat. Nesër, do të jetë konsumi më i vogël sepse është vikend. KEDS-i dhe KESCO janë të obliguar ligjërisht të importojnë energji për qytetarët e Kosovës”Po si mundohet të hidhni hi syve, kur Kosova me herët prodhonte 1000 megavat e ky gënjeshtar pohon pa cipë kemi prodhuar 110 megavat, e 900 i blen nga buxheti i Kosovës, i gjithë buxheti shkon vetëm në blerje. Padyshim se këtu dorë duhet të këtë mafia energjetike, ku siç duket vetë Kurti është i njoftuar e /ruajna Zoti, inshalla jo edhe i involvuar/ për këtë çka po ndodhë..Ku është Kosova me energjinë ka fatkeqësi, sepse te kompanitë serbe e blenë energjinë të Vuk Hamoviçit. Ju që premtuat të ardhme evropiane në fakt sollët ;terrin , shkatërrimin, primitivizmin, tmerrin,. Ku po shkon kështu Kosova drejt greminës e si nuk ju vije keq për gjakun e derdhur, si nuk ju vije keq për jetërat e atyre fëmijëve që janë sakrifikuan për Kosovën, që Kosova të ishte shtet në vete, e ju e sollët buzë gremine, turpi është ky. Aty ku ka terr patjetër se ka turp e tash më turpi ka emër…./QendraPress/