Njeriu i madh i veprave të mëdha,Mursel Osmanaj,mbetet e emblemë e atdhedashurisë

Në 12-vjetorin e ndarjes nga jeta të Mursel Osmanajt, njërit ndër figurat qendrore të rezistencës kombëtare në rajonin e Prizrenit dhe themelues i celulave të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me heroin Xhevat Berisha, veprimtarin Hajrim Qengaj, në këtë zonë, janë bërë homazhe dhe përkujtim dinjitoz nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – dega në Prizren.
Kryetari i kësaj organizate, Isa Berisha, në një deklaratë për media, u shpreh se jeta dhe vepra e Mursel Osmanajt përbëjnë shtyllë të lavdishme të historisë sonë moderne dhe frymëzim për brezat e ardhshëm.
“Mursel Osmanaj nuk ishte vetëm luftëtar i lirisë, por një vizionar që e pa Kosovën të lirë dhe sovrane. Si një ndër themeluesit e UÇK-së në Prizren, ai mbolli frymën e rezistencës atdhetare. Edhe pas luftës, ai nuk u ndal së kontribuari për vendin. Për një mandat udhëhoqi degën tonë të OVL-UÇK-së në Prizren dhe u shqua për përkushtim e ndershmëri”, tha Berisha.
Mursel Osmanaj u arrestua më 27 shkurt 1998 së bashku me grupin e njohur të Tusuzit, për shkak të rolit të tij në organizimin e strukturave të para të luftës. Gjatë luftës, ai shërbeu si Zëvendës Komandant i Policisë Ushtarake në Zonën e Vërrinit dhe ishte pjesë kyçe në ruajtjen e rendit e disiplinës brenda radhëve të UÇK-së.
Osmanaj ishte gjithashtu babai i dëshmorit Brahim Osmanaj – një tjetër simbol i përkushtimit familjar për lirinë e Kosovës.
Isa Berisha tha se Organizata e Veteranëve në Prizren do të kujtojë gjithmonë me nderim këtë figurë të rrallë të historisë sonë kombëtare.
“Lavdi jetës, veprës dhe kontributit të Mursel Osmanajt! Ai do të mbetet përherë udhërrëfyesi ynë në rrugën drejt lirisë dhe dinjitetit kombëtar .Kurse me kujtohet një sekuencë e imja, kur shkuam me Osman Çerretin/Komandant Çuni/ për ta takuar Xhevat Berishën, para atij e takuan te shkolla Jeshkovës Murselin ,sepse njiheshim nga Këshilli për Financim, u gëzua që më takoi ‘A edhe këtu prapë bashkë a…’’ më tha me gëzim edhepse nuk kishte shumë ditë që djali i kishte ra dëshmorë. Po i thash se ti ja fale djalin e ne duhet të falim qofte edhe jetën…. U përlotë , por praa e kaloi dhe tha ‘’ Xhevati të respekton shumë, tash po vje. ‘’Ai ishte saktë një embleme e atdheadashurisë., dhe thash me vete a ka madhështi më ë madhe se kjo…../QendraPress.