Çaste poetike me poeten;-Drita DEKAJ

DASHNI

————————

Dashni o ndjenja e zjarrtë.

Je sheqer je dhe mjaltë.

Je parajsë e pambarim.

Kush ka ty ka krejt gjithësinë.

Je mjaltë je dhe helm.

Pa ty gjumi nuk të merr.

Je ferr je rrufe…

Pa ty jeton kot njeriu mbi dhe.

Dashni je rreze dielli.

Te krijoi zoti nga qielli.

Gjitha gjerat radhe e radhë.

Ty dashni në vend të pare.

Mjerë kush loz dashni me ty.

Shpinën zotit ja ka kthye.

Kurrë me zotin s’është i qetë.

Se ti dashni je krejt e shenjtë.

Çdo gjë mbi dhe qe ka dashni.

I shkon jeta bukuri.

Fushë me lule zbukurua.

se kështu zoti e ka krijua.

Kur dashnia është e shkretë…

Një sahat duket një vjet…

Gjithmonë ndien zbrazëti …

Asgjë se mbush jetën e tij…

/QendraPress/