Fryma poetike e së mërkurës, me poeten;-Igball Brava KRIVANJEVA

Kur lind poezia
—————————-
Trokas në oksigjenin e ajrit të pastër..
Poezi të qofsha diell i ngrohtë dhe kaltërsi
në fjalën që nxiton në qiell e në male
nuk harroj kurrë pragun dhe shtëpinë..
U dashka dhe shumë të mendojmë
të ecim pas vargut që dua ta thur..
Me ty poet dua agimet t’i zgjojmë
t’i thurim si lulet që nuk vyshken kurrë..
Jo, jo nuk ndihem vetëm në këtë ditë..
Sikur fluturoj me vargun tim të ëmbël.
Këndoj e lutem me këtë varg që shndërin..
E më duket se po shoh një tjetër ëndërr..
Nuk dashka diploma shumë për poezinë..
As lulet që i rrinë pranë si buqetë..
nëse brenda saj ti shijon dashurinë..
Je bërë me krah duke ecur gjer tek retë..
Në krahët e tua jam si pëllumb i bardhë
dhe vargu im më bëhet si miku im më i mirë..
Sërish nesër do na sjellë rrezen e bardhë..
Në gjoks zemra ime më ty do të rilindë..
/QendraPress/