Fryma poetike e së mërkurës, me poetin;-Enver SAHITI

ASNJË FJALË
——————————–
Gojëmbyllur nuk do rri me ty
Ama tjerëve asnjë fjalë s’u them dot
nuk do i them se sa të dua
si asgjë tjetër n’këtë botë.
Vetëm për ty heshtur do rri
Deri përgjigjen e madhe nga ty pres
Mjafton të ma thuash mua në vesh
Që të nxjerr zanin nga brenda, që të mos hesht.
Ka kohë që atë fjalë në vete e ruan
E unë pres të ma thuash në befasi
Ani edhe nëse e thua si duke belbëzuar
Se edhe ti hesht për tonën dashuri.
/QendraPress/