Fryma poetike e së mërkurës, me poetin;-Idriz Berisha-XHIXHI

TEMPULLI I HARRESËS
—————————–
Makthet mi ngjajnë harresave
e skulpturave të mermerta antike
Hasmëri kohësh nëpër kohë
Lidhur me zinxhirë .
Eh poeti,
lëreni poetin
të shëtis galaktikave
Mbushur me oshtimë
dashuritë le të trokasin derë me derë
të kalërojnë erërave të tërbuar
Me imazhe përrallore.
Me lër vetëm ashtu siç jam
Të numëroj heshtjet një për një
Po si Orfeu rrëfeu
Tinguj me kitarë
Lidhur me litar!
Mbi urën e drunjtë,davaritën çastet
Si kujtime të hedhura mbi lumë
Dashuri e strehuar në sy
Zgjatë ëndrrën pambarim
Gjersa pritja në ekstazë të kthehet
Të marr ngryk dhembjen e lodhur
Mbi krahë engjëjsh të pret gjumin
Mbyllur në dhomë veç me diellin
Në këtë tempull të harresës.
/QendraPress/