Çaste poetike me poeten;-Lida BASHLLARI

DOT S’E NDAL….

—————————-.

Dot s’e ndal dëshirën time.

Kur vij mes ëndrrash pa u ndjerë.

Se nuk m’i shuan ledhatimet,

Një fjalë e thënë, ashtu, në erë.

Se nuk ma zbeh ti ndjenjën zjarr,

Edhe mallin që shtegton.

Nëpër shtigje ëndrrash endet

Dhe realitetin e shpreson.

Dhe pse bën, sot, të vështirin

Dhe nën zë më thua:”Shko!”

T’i zhbiroj unë krejt mendimet,

Thuaj, po të duash, jo!

/ QendraPress/