Debat Lidhur me projekt planin lokal të veprimit për përfshirjen e komiteteve; Rom, Ashkali dhe Egjiptian

Debatin e hapi Ymer Berisha duke folur për temën e këtij debati. Lidhur me debatin dhe këtë debat publik, Islam Elshani zyrtar për të drejtat të komuniteteve, në Komunën e Prizrenit, tha sot jam në cilësinë e kryetarit të komitetit për planin aksional të veprimit për komunitetin rom Ashkali- egjiptian, në nivelin lokal është bërë,lidhur me këtë rast ai tha se Qeveria e Kosovës duke pa gjendjen e këtyre tri komuniteteve pasi janë më të varfër , ka paraparë planin për të implementuar këtë plan veprimi për të integruar këto tri komuniteteve. Pas fjalës së z.Elshanit, hapet debati ku fillimisht Daut Qylanxhiu nga rrjeti i OJQ-v të komunitetit Rom, tha se tashmë e dimë planin aksionar, por nuk e kemi gjetur implementimin praktik, a ka ndonjë kod buxhetor për të implementim të planit aksional . Bashkim Gashi, më këtë rast tha se planet të këtilla kemi pasur edhe më herët , një pjesë e tyre është zbatuar kurse pjesa dërmues e vetëm po bartet, Kurse ai u angazhuar edhe lidhur me Qendrën kulturore për këto tri komunitete. Albert Kinolli,mendoj se jeta e qytetarit romë shkon përtej kësaj platforme dhe këtij plani aksional. Ne tashmë e kemi realizuar një ekzistencë jetike dhe tani e kë gjetur rrugën lidhur me të drejtën e gjuhës tonë në Komunën e Prizrenit. Pastaj ka ngritur rastin e të keqtrajtuarit së fundit të një djali të këtij komuniteti, kërkoi që organet të marrin masat përkatëse. Kurse zyrtari i financave dhe buxhetit nga komuna e Prizrenit, me këtë rast dha sqarime zyrtare për këtë kod buxhetor . Sejnur Veshall, u përqëndrua lidhur me punën e angazhimit të shoqërive kulturore të komunitetit si dhe rekomandimet në punësim dhe kulturë duhet ët kenë .Shyhret Hoxha nga komuniteti rom, të fillohet si kërkesë për të pasur një përkthyes të gjuhës rome. Pastaj foli edhe për nevojat tjera që ka ky komunitet.
Derisa lidhur me të lënduarin e komunitetit rom, që familja e të dëmtuarit të ndihmohet me 1 mijë
euro, tha Kinolli .Furkan Ago,lidhur me implementimin e planit lokal të veprimit, A ka ndonjë grup punues apo monitorues dhe sa po realizohen ato, Ku lidhur me këtë e informojë Islam Elshani .