Çaste poetike me poeten;-Barie ÇUPI

Në duhet të luash…
(ripostim)
————————
Në duhet të ecësh,a të vraposh pafund,
e në ecje mos ndalosh,i besuar qëndro,
stacion në mos gjetsh,në mos pastë gjëkund,
e në mos pushofsh,kurrë mos u anko.
Në duhet të shkruash,por jo në çdo fletë,
të dyshosh në humbje,ç’ka koha mohon,
lundro nëpër libra,e mblidh si një bletë,
shpirtin lër të lirë,kujdes nga kalon.
Në duhet të qash,pa qenë guximtar,
e të dënosh jetën,deri në shkatërrim,
ruaje mendimin,si të jesh dijetar,
mos iu dorëzo fatit,deri në flijim.
Në duhet të luash,gurët pa gabuar,
njeriu do t’urrejë,do vdesësh armik,
e në trajtofsh mirësinë,si gjest i harruar,
do ngrysesh i mjerë,prej vetes mos ik.
Në duhet të qasesh,gjer tej kësaj bote,
në të shkundshin zhelet,shpirtin po ta gërryen,
fisnike le të mbesë,krenaria jote,
arsyen mos ua shit,atyre që të thyen.
/QendraPress/