Çaste poetike me poeten;-Bukurie BUÇPAPAJ

RINGJALLJE NË ÇDO STINË.
—————————————–
1-U deha , do pihem me puthje
malli,
Derisa dielli shpërtheu ujëvara shiu,
Qiparisi t’ përkëledh flokët e dielltë,
e në prehën e hënës flinin yjet e territ.
2-Pija më qenka e thartuar
nga vetë thartira e njeriut ogurzi ,
lulet e diellit ,pranveruan.
Se në vjeshtën e saj ka veç dashuri.
3-E ti më flet me ngjyrë bojëhiri,
në oborrin mbretëror të dashnisë,
sakaq princesha aromë bliri,
Numëron sythet e jetësisë.
Në sa kohë më rishfaqesh se di?!
apo në cilin serial filmik ti luan?!
veçse një gjë tashmë mirë e di ,
tek unë stinët vijnë si zogjtë në liri.
/QendraPress/