Çaste poetike me poeten;-Lubi H. TOTA

Kur më ik si një hergjele.

———————–‐——————–

Pse më ike shteg më shteg,

Më ke lodhur nëpër gjerdhe,

Por unë prapë do të ndjek,

Mjaft m’u zhduke si hergjele.

Bukuri si ti s’kam parë,

Sytë prej mallit derdhën lot

T’gjitha shtigjet t’i kam zanë,

Se unë ty të dua fort.

Dil të shoh e mos rri strukur,

E më hidh një shikim

Vjen te unë e ik si flutur,

Ma plagose shpirtin tim.

Si hergjele ik në bjeshkë,

Turresh vrap e s’din me u nalë,

Fluturon si pëllumbeshë,

Moj më e mira në mëhallë.

Unë i mjeri s’di ç’me bë,

Fort m’ka zan kjo dashni,

Këtë vapë gushti do e përzë.

Fllad nuk kan hijet pa ty.

Sa po lind në sabah dielli,

Ti më vjen si fllad pranvere,

Ç’t’i bëj zemrës unë i mjeri,

Kur më ik si një hergjele ,.

Shkroi SULBIE. .H. SHEHU

/QendraPress/