Çaste poetike me poetin;-Destan UKAJ

GURI MES NESH
(Lokemadhës, Pobreg)
—————————————
Sa afër, sa larg Luma për Lumjanën.
Piramida ia zinte diellin e hanën
E zvogëloi koha e breu malli
Për vendin e saj lumadhën
Bisedonte me zogjtë shtegëtarë
Nga vendlindja kishin ardhë.
– Nënë e babë, motër e vëlla
– A mi keni pa, jemi të ndarë për së gjallë?!
Valët e Drinit ia përkundnin ëndrrën
Shamibardhës kabashasës
As e vdekur, as e gjallë
Si Feniksi në dri të bardhë.
I shtoheshin rrudhat në ballë.
Heshtja e largët gur i rënd
Në pritje lajm për të marrë.
Shamija e saj e bardhë
U bë fasho lidhi plagët për çlirimtarë
Dielli u lind pa re
Guri i kufirit nënkresë
/QendraPress/