Çaste poetike me poetin;- Xhemajli SHALA

Andrrën e gjumit

—————————-

Kur jam afër

Pellgut e lumit

Gjithherë e kujtoj

Atë andrrën e gjumit!

Sa e bukur dukeshe atë ditë,

Kur me mua ishe,

Deri në natën e vonë

Atëherë kur hëna shndërriste

Flokun tënd!

Ndjehem aq i lumtur,

Sa më sjell freski,

Kur e mendoj atë çast

Se dëshirat e jetës

Shkruhen në realitet!

/QendraPress/