Fryma poetike e së dielës me poetin;-Hatip HULAJ

NË SHËNGJIN
——————————–
Erdha në Shëngjin në trojet e At Zef Pllumit,
Në detin,shkëmbinjtë dhe bukuritë e qytetit të kohes se fundit.
Nën qiellin e kaltër rreth ujit buzë detit
Shtrirë nën hijen çadrave të kalllamit që i ndalojnë rrezët përcëlluese të diellit,
Sheh bukurinë rinore të races arbërore
Që shkëlqejnē si në përrallat imagjinare.
Këtë kontrast të bukur që e ka falur natyra
Është kënaqësi ta shijosh larg ngjarjeve politike të pështira,
I tërhequr thellë në veten tënde
E sheh botën si ylber me ngjyra.
Fēmijët luajnë në rërë me govata e lopata
Bregut të detit dikush shet shtalba misri dikush palagaqa,
Dikush mban shportën mbi supe shet pemë të mdryshme
Dikush shet petulla të çastit e dikush kifle.
Mbrëmjet e Shëngjinit kanë bukuri magjike
Anë e kënd qytetit ushton muzika shqipe .
Diku muzikë argëtuese ,e përpunuar,diku tallava
Vallëzime me dridhje trupi hiq pa ia nda.
Mikpritja bujare e qytetarëve Shëngjinas
Të lënë mbresa gjatë qëndrimit dhe të përcjellin edhe me pas.
Popullit shqiptar zoti ia dha gjithë të mirat
Por edhe dy varkat e Fishtes që të zgjedhin për ditë të vështira.
/QendraPress/