Çaste poetike me poeten;-Shyrete DEMAJ

Koha.
——————————
Shiu i verës zbut flokët e vapës
dhembin eshtrat e kohës
djersijnë akrepat e orës
pulëbardha që klithin në ikje…
***
Shtrirë në shtratin e kohës
kujtimet pupla nënkresë
vrapojmë drejt të njëjtës ëndërr
zgjohemi të kapur për dore..
***
Koha tretet në orë dielli
e vërteta bie në marramendje
fjala thyen gurë dhimbje
në mirëbesim..
/QendraPress/