Çaste poetike me poeten;- Flora Mezini BOJA

Poezia që fluturon
——————————–
Kur ti më përshëndet me varg,
Fjala jote më bëhet park,
Kur fryn një erë me aromë bliri,
Dhe fjala lulëzon si në pranverë sapo zbardh agimi .
Sepse yjet përshëndeten kështu,
Yjet shkëlqejnë në qiell por dhe këtu.
Yjet e pranverës janë si bukuria e mjellmës ,
Kurrë nuk e humbin shkëlqimin, por të bukur ngelen.
Mbas natës me petk të zi,
Zbardhon dita me petk mrekullie.
Poeti gjatë natës e ka menduar mirë,
Dhe në mëngjes e qëndis bukur poezinë.
Në zërin e bilbilit e vendos si simfoni,
Me flladin e pranverës e dërgon këtë melodi
Poezia e tij ka fletë .
Kalon male, fusha, oqeane dhe dete
Dhe e shijojnë ëmbëlsisht mijëra vetë.
Ajo s’ka pasaportë, por hyn në çdo zemër,
Nga një vështrim i heshtur, te një fjalë që s’flet .
Në çantën e shpirtit njerëzit e mbajnë lehtë,
Se poezia s’peshohet, por të ushqen me ndjenjë të vërtetë.
Dhe kjo ndjenjë kaq e ëmbël prek çdo zemër,
Poeti ia dhuron me shpirt si melhem.
Në vendin tim dhe më larg,
Fjalët e ëmbla janë thurur varg ,
Lexohen me ëndje në çdo park.
Në parqe e rrugë, në hije të lisit,
Ajo frymon si fjalë e mençur e burrit që mban në kokë plisin ,
Nga Tirana në vise ku fjala s’ka kufi,
Poeti mbjell dritë, dhe shpresa lulëzon aty.
Dhe në fund ju them, o njerëz të mirë:
Lexoni me shpirt poezinë ,
Sepse poeti ua dhuron me shpirt të dlirë ,
Pa kërkuar asnjë shpërblim veç një bekim dhe falënderim .
/QendraPress/