Çaste poetike me poeten;-Etleva ÇOBO

Jam si hënë e larë argjend.
—————————————
Jam hënë e larë argjend,
E qetë, e gjallë , pa bujë,
Pasqyrim nate mbi det,
Shembje dritash në ujë.
Thur kurorë me lulëza shpirti,
Në ballë të natës i vë,
Hënë argjendi mes dritëhijes
Rri zgjuar, kur bota fle.
Jam hënë derdhur malesh, mbi det,
Në valle me yje loz,
Përkëdhel valët me fllad,
Bregut ndez një zjarr rozë.
I flas erës në gjuhë qiellore,
Shpërthej dritën si një syth,
Jam hënë- një ftesë ëndrre,
Rrjedh me netët e gjata prej vale. /QendraPress/