Çaste poetike me poeten;-Ermira IFANDI

SHPIRTI I NJERIUT
————————————————-
Një liqen me mjelma dashurie,
gur i pathyeshëm, gdhendur nga loti.
Ilaç që shëron plagët e zemrës,
brengë e stërvitur me truket e mendjes.
Arë e pluguar ku mbillet ndjenja,
botë e pashfaqur, fshehur në gjak.
Bereqet i trupit si grurë i pjekur,
rrënjë e pambjellë, me fryte e fara.
Partiturë e mendjes, me nota zjarri,
diell pa perëndim në netët e shkrumta.
Heshtje që vërshon nga durimi i hekurt,
si lumë që del prej shtratit të vet.
Errësirë e thelluar në unë dhe ego,
kod i pakuptueshëm, në shifra e shkronja.
Shpellë e pazbuluar në thellësi deti,
me diamante, perla, e xhevahire të rralla.
/QendraPress/