Fryma poetike e së dielës me poeten;-Valbona HADRI

Mall që s’shuhet

—————————

Kam një tokë, eh, çfarë toke.

Jo prej balte por prej mitesh

Të shndërron në një shenjtore

Të ndihmon në çast të rritesh.

Çdo mëngjes unë flas me mallin

Që për të më djeg si flakë

Me legjenda e ndez zjarrin

Një kreshnik e ftoj në prag.

Trupin vesh me këngë djepi

Ballin me ca rreze hëne

Të ndihem e fortë si mbretëreshë,

E butë si një zemër nëne.

Ndërsa sytë mi kaplon malli

Të mos vdes larg për së gjalli

Aty dielli lind më bukur

Gurët mbajnë plisa të bardhë

Ëndrra ime bëhet flutur

I përshkon gjithë viset mbarë.

Mos më pyesni çfarë më dhemb?

Më shpon malli si gjilpërë.

Atje kam rrahjet e zemrës.

Atje më pret bekimi i nënës

Jam e tëra një bekim.

Shqiponjë mali në fluturim

Jam për tokë , për Atdhe

këngë ushtarësh, zjarr, rrufe.

Kam në gjoks një gropë si hënë.

Është atdheu që më mungon.

/QendraPress/