Çaste poetike me poeten;-Shukrije Dedinca BOROVCI

ËSHTË E THJESHTË /2023
————————————
Lumturia është në sytë e tu
e në lëvizjet tua te buta,
lehtësinë që mbartë me trupin tënd
të qon peshe e drithëron….
Lumturia jote skajshmërisht
e lidhur me jetën,
me dashurinë,
me dritën e kësaj jete…
… epo jo çdo gjë është lumturi,
e ndjen ai qe ka shpirt njeriu,
edhe në me te thjeshtën,
në jetën që gjen atë që do,
në çdo veprim,
gjest apo fjale,
….dashuria niset nga zemra jote
për te takuar te ngjashmin
ne rrugëtimet e jetës
e cila domosdo
do kurorëzohet me dritën e krijimit…
/QendraPress/