Kryetari Totaj , nënkryetari Gashi,ish bashkëluftëtarë, shoqata të dala nga lufta nderuan dëshmorët e kombit; Reshat Çoçaj dhe Muharrem Samahodaj

Sot, me rastin e përvjetorit të 26-të të rënies heroike të Dëshmorëve të fshatrave Tupec dhe Krajk, Kryetari i komunës Shaqir Totaj , nënkryetari Kujtim Gashi, drejtorët;Adem Morina e , Islam Ukimeri, Shoqatat e dala nga lufta , kleri fetar,ish bashkëluftëtarë dhe shokë të pandarë të luftës Nezir Çoçaj, Skender Sallauka ,Lumni Lushaj dhe shumë veteranë të tjerë, kryetar t BL të Hasit e familjarë, nderuan dëshmorët e kombit; Reshat Çoçaj dhe Muharrem Samahodaj. Ata bënë homazhe dhe vendosën kurora lulesh pranë lapidarëve dhe varrezave të Dëshmorëve. Homazhe në fshatin Tupec, pranë lapidarit të Dëshmorit Reshat Çoçaj. Homazhe në fshatin Krajk, pranë lapidarit të Dëshmorit Muharrem Samahodaj. Përmes këtyre homazheve ata nderuan kujtimin dhe sakrificën e tyre për lirinë. Lavdi jetës dhe veprës së Dëshmorëve të Kombit!/QendraPress/