Çaste poetiko-shpirtërore me poeten:-Elmije AJAZI

TESTAMENT
(Ultima verba)
———————————
Nëse dita ime e fundit vjen pa paralajmërim, dhe s’më mbetet tjetër veç fryma e një fjalë të drejtë,atëherë lutja ime le të jetë kjo:
Mos ma fajsoni gjuhën që s’ka ditë me gënjye, as shpirtin që s’e ka shitë veten, as mikun që më njeh kur jam baltë, jo kur jam ballë. Sepse e pasur jam për aq kohë sa kam kujtime që s’më djegin, dhe nder që më fle në gjoks si guri i parë i shtëpisë.
Nuk është floriri ai që mban njeriun në këmbë, por fjala e mirë që i jep dritë atij që rri në terr Lutja ime s’ka nevojë për… as për…, veç për një copë heshtje ku ndërgjegjja flet pa frikë. E nëse sytë më mbyllen një ditë, dua të shkoj me bindjen se kam folur drejt, edhe kur heshtja më ka kushtuar më shumë se fjala.
Njerëzit le të thonë ç’të duan, veç mos thonë që lashë pas një shpirt të zbrazët, që i përuli gjunjët për një karrige të kalbur, ose që i lau duart nga miqtë në ditët me baltë, sepse i vobekt nuk është ai që s’ka pasuri, por ai që e shet fjalën, shpirtin, kujtimin, dhe e ndërron nderin për një vakt më shumë.
Unë, për sa kohë mundem me dhanë një fjalë të mirë,
një dorë që s’e llogarit përfitimin, një kujtim që s’ma përvëlon ndërgjegjen ,kam dhanë ma shumë se çdo ar apo tokë. Prandaj kjo është lutja ime e fundit:
Ma lini nderin si rrobën e fundit mbi trup, ma lini një mik që e thërras edhe kur bota hesht, dhe një fjalë (gjuhë) që s’e përdora për t’u shitë. Atëherë, jam e pasur. Sepse vërtet, vetëm njeriu me shpirt te vobektë, s’e ka kujtimin e pastër, as nder në shpirt, as fjalë të mirë për t’ia lënë dikujt pas.
Regensburg, 9 qershor 2025/QendraPress/