Çaste poetike me poeten;-Florinda PLAKIQI

Tinguj jete
——————————-
Le ta ndalim kohën
me tinguj nga zemra në zemër,
me zë të lartë përmbi stuhi;
Dua, duhem, jetoj..
jetën ndryshe s’e di!
Le ta mbushim prehrin me lule,
e mirë stuhish që na lë pas;
Dua, duhem, di të përkulem..
vetëm vdekjes s’i bëjmë zap!
/QendraPress/