Çaste poetike me poeten;- Valbona R.HADRI

Kur hesht deti, flet shpirti
———————————–
Kur dielli përendon tej maleve larg
Dhe drita përmbytet në det
Qielli përskuqet dhe djeg vetën në flakë.
Heshtja brenda nesh, befas zbret
Qetësohen valët dhe anijet
Qetësohet shpirti ynë i gjerë
Veç zëri i natës përreth sillet.
Ti më joshë gjithë ëndrrat në humnerë
Një këngë e lehtë nis të dëgjohet
Çdo pasqyrë uji të grisë, të shkundë.
Pas saj një fllad me drojë afrohet
Dhe unë t’i hesht këto çaste s’mund.
Bëhem sirenë dhe ndryshoj shtatin
Si bijë e lashtë e thellësisë
E zemra ime në këte çast tretur
I falet kujtimeve të dashurisë.
Mbi breg qëndroj me sytë larg
Me heshtjen time flas, ndonjë fjalë.
Përendemi ëndrrat mi përflak
Dhe mua më josh të hyj nën valë
/QendraPress/