Çaste poetike me poeten;-Besie Qato ARAPAJ

Të qeshurën fale mos e brengos

————————————————

Në të gjitha gjuhët është njësoj

për të rritur e për të vegjël

ska shpenzime a kësisoj

veç të lumturon në zëmër.

Ashtu si dielli çdo ditë na ngrohë

dhe sna kërkon asnjë shpërblim

buzëqesh ti mos harro

Se e qeshura është bekim.

Se e qeshura nuk ka ngjyra

nuk ka komb e pronësi

mjerë ai që sdi të qeshin

më e madhja varfëri.

Dhuroi të qeshurat dhe ji pranverë

kush i pranon veç pasurohet

ti qesh për vehte dhe për të tjerë

kush falë të qeshura nuk varfërohet.

Qeshni, qeshni vetë edhe dhuroni

se e qeshura të zgjat jetën

kur të tjerët i lumturoni

s’do të jeni kurrë të vetëm.

Se e qeshura nuk ka ngjyra

Nuk ka moshë a cilësi

E qeshura është si natyra

ta mbush shpirtin plot dashuri.

Se për të qeshur stë duhet shkolla

nuk duhet kohë as xhepat plot

nëse në shpirt ke mirësinë

të qeshurën fale mos e brengos.

/QendraPress/