Veterani i UÇK-së: Gjykimi ndaj ish-krerëve në Hagë është gjykim ndaj krejt

                            Veterani Agim Pllashniku, në konferencën për media të platformës “Liria ka emër”, i është drejtuar Ismail Tashollit, udhëheqësit të kësaj platforme dhe profesorëve, Arsim Bajrami, Agim Zogaj dhe Ismet Salihu, duke kritikuar për heshtjen karshi çështjes së të akuzuarve në Hagë, raporton Ekonomia Online.

Pllashniku gjithashtu kërkoi mbështetje financiare për të akuzuarit dhe kritikoi institucionet për mosangazhim. Në përgjigje, udhëheqësi i platformës, Ismail Tasholli, tha se këto çështje janë adresuar në media.

“Pse nuk po vendoset fotografia e atyre që është në Hagë edhe e kam një propozim tjetër, Liria ka Emer rregull është por ëshë dashur të qitet shpiunat kanë emër . Si  e sheh deklaratën e fundit të Albin Kurtit lidhje me biseden për Hagë për Hashim Thacin, në një emision në televizion edhe për këtë profesionin tjetër që tha për Avopatin e Popullit nuk po i nihe zëri, trego ti në Kosovë kujna iu ka ni zani, opozitës, veteranvë të luftës, shoqatave, organizata civile, pos Edi Ramës në Shqipëri që ka folur për këta që janë në Hagë tjetër kë nuk e di që iu ka dëgju zëri.

“Ku keni qenë ju? Keni fjetur në gjumë, ju lutem. Keni një emër shumë të madh “Liria ka emër”. Ku është ky popull. Ata njerëz që po gjykohen atje, kemi me u gjyku edhe ne si popull. Krejt jemi të gjykuar”, tha Pllashniku.

“Duhet të ndihmojmë me financa. A po pret prej Qeverisë? Prej Gërvallës, që ka çuar dokumente me paketë?”, pyeti ai./E.O/