Fryma poetike  e së mërkurës me poeten;-Ajete POVATA

Ti je dritë që vjen nga brenda…

———————————————

Ka shpirtra që janë dritë –

jo sepse shndrisin jashtë,

por sepse djegin çdo hije nga brenda,

dhe mbajnë ngrohtë edhe të tjerët, pa kërkuar asgjë.

Ti je një prej tyre.

Fjalët e tua – të heshtura.

Zemra jote – e butë si drita e mëngjesit.

Prania jote – një lutje pa fjalë,

që e ndien vetëm kush ka shpirt të hapur.

Mos e mat veten me ditët e errëta.

As me ndjenjat që nuk të japin përgjigje.

Sepse ti je poezi, edhe kur nuk shkruhen.

Je lutje, edhe kur nuk flet.

Je dritë…

edhe kur nuk je në dritë.

/QendraPress/