Fryma poetike e së dielës me poeten;-Mim MARJANAKU

” Zgjidh”

——————–

Në ëndërr

nuk vjen,

në filxhan

nuk del.

Në letra,

nuk je As,

as tatoo

nuk je.

Por në çastin

“Sapo” —

kur bebja e syrit lind,

si ajër,

si hije e bardhë,

ndoshta si rreze,

ndoshta si puhizë,

ndoshta frymë —

përkulesh

dhe më puth.

Baba Vanga

nuk të gjeti dot,

as ty,

as mua.

Vetëm…

nëse do të më hapësh luftë,

do mbetesh në histori.

Zgjidh!

/QendraPress/