Zëdhënësi i policisë togeri Shaqir Bytyçi njofton për disa zjarre në rajonin e Prizrenit

Gjatë ditës së sotme, sipas informatave që kemi deri më tani, janë raportuar shpërthime zjarri në disa zona të komunave Prizren dhe Suharekë. Konkretisht, zjarre kanë shpërthyer në: Fshatin Lubizhdë, Prizren Fshatrat Dubravë, Sopijë dhe Sllapuzhan, Suharekë si dhe disa zona të tjera. Deri më tani, nuk janë raportuar dëme në njerëz, por si pasojë e zjarreve janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, përfshirë ngordhjen e së paku tre lopëve. Zjarrfikësit, të ndihmuar nga policia dhe qytetarët, kanë arritur të shuajnë vatrat e zjarrit dhe situata tashmë konsiderohet e stabilizuar. Në këtë moment, zjarret janë shuar plotësisht dhe nuk ka më rrezik të menjë/hershëm për banorët dhe pronën e tyre, njofton yëhdhësi Bytyçi/QendraPress/